HomeShowbiz

Tayna kopjon sërish

Tayna para pak ditësh ka publikuar këngën e re me videoklip këngën me titullin ‘Pow Pow’.

Reperja vjen sërish e veçantë, si në tekst ashtu edhe në skenat e videoklipit.

Megjithatë, jo gjithçka është origjinale pasi një nga skenat kryesore të videoklipit del se është e kopjuar.

Bëhet fjalë për skenën me makinën lejla dhe prapaskenën e verdhë, skenë kjo identike me atë të artistit të famshëm afrikan, Lava Lava në këngën e tij Go Gaga.

Kjo nuk është hera e parë që një videkoklip i Taynas vjen si një kopje nga artistë ndërkombëtarë, pasi edhe për spotin e këngës ‘Shqipe’ ajo ka kopjuar një reklamë të modeles Teyana Taylor për revistën ‘Vogue’.

 


TË NGJASHME