HomeShowbiz

Tayna në pushime luksoze, nuk do ta besoni me kë

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Tayna ka zbuluar destinacionin që ka zgjedhur kësaj radhe dhe është Amerika.

Pas përfundimit të turneut veror, Tayna ka udhëtuar për herë të parë drejt Amerikës.

The Hamptons quhet vendi i cili mbahet si destinacioni i personave më të pasur të Amerikës së Veriut.

Reperja e cila ishte njëra ndër artistët më të kërkuara këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar, me sa duket ka zgjedhur SHBA-të për t’i kaluar pushimet.

Por me kë po qëndron ajo?

Tayna po shoqërohet nga modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ato janë dy mikesha mjaft të mira, e mesa duket kanë vendosur që të kalojnë disa ditë bashkë.

tayna

TË NGJASHME