HomeShowbiz

Tayna nis ditën në mënyrën më të veçantë

Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesin e kësaj të mërkure, reperja e njohur, Tayna e ka nisur në mënyrë më të veçantë.

Reperja nga Prizreni e cila sot është zgjuar herët e ka nisur ditën mbarë duke lexuar.

Tayna ka publikuar në InstaStory librin e autorit kanadez, Robin Sharma “The Monk Who Sold His Ferrari”.

Kujtojmë se artistja e njohur dhe shumë e suksesshme tregon vazhdimisht se e adhuron leximin dhe shpesh herë ndanë me ndjekësit librat e saj të pëlqyer.

Ndryshe, Taynës po i ecën më së miri me karrierën e muzikës. Ajo së fundi promovoi këngën “Lakmitare” në bashkëpunim me reperin, Mozzik.


TË NGJASHME