HomeShowbiz

Tayna nuk di të ndalet, kalon kufijtë e famës

Tayna është një ndër artistet më të pëlqyera të momentit dhe fama e saj ka kaluar kufijtë. Këngët e saj kanë nisur të dëgjohen kudo, madje edhe nga personazhe me famë ndërkombëtare.

Këtë e tregon edhe postimi i fundit i futbollistit të Real Madrid, Vinicius Junior.

Ai ka publikuar në Instastory një pjesë të këngës së fundit të reperes shqiptare “Sicko”. Në këtë mënyrë ai ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Tayna-n dhe sigurisht që reperja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Por kjo nuk është hera e parë që Tayna merr vlerësim nga personazhet e huaj, pasi pak kohë më parë ajo mori edhe pëlqimin e Rita Orës për këngën “Bye bye”.


TË NGJASHME