HomeShowbiz

Tayna rindez konfliktin me Dafina Zeqirin, habit veprimi i saj në koncert

Reprrja Tayna duket se sapo ka rindezur konfliktin me Dafina Zeqirin pas 2 vitesh. Pas bashkëpunimit të tyre shumë të suksesshëm “Bye Bye” vajzat e showbizit shkëputën marrëdhëniet mes tyre dhe madje nuk munguan as thumbimet në distancë.

Në një nga koncertet e fundit, Tayna ka ndryshuar tekstin e bashkëpunimit të tyre duke i hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

Doruntina është emri i vërtetë i Taynës ndërkohë që teksti origjinal është “Kërkush mo, veç Tayna e Dafina”.

Fansave të Dafinës nuk u ka pëlqyer ky veprim dhe menjëherë kanë shpërthye në ofendime. Tayna nuk ka bërë asnjë reagim mbi këtë veprim të saj.


TË NGJASHME