HomeShowbiz

Tayna zbulon një sekret të projektit të saj ri

Pas suksesit me bashkëpunimet gjatë muajve të fundit, Tayna po sjellë këngë vetëm.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, zeshkania tregon se është koha për të publikuar edhe një të këtij lloji.

Ajo madje zbuloi çfarë lloji të këngës po sjellë.

Reperja postoi në instastory shifrën e projektit “Doruntina” që ishte më ndryshe se projektet paraprake, për t’i paralajmëruar adhuruesit e muzikës së saj se një këngë e ngjashme vjen së shpejti.

“Ju e dini çfarë kohe është tani”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Ajo që dihet është se së shpejti keni mundësi të dëgjoni sërish një hip-hop/baladë nga Tayna.


TË NGJASHME