HomePolitikë

Të arrestuarit për “Teatrin”, thirrja e fortë e Presidentit

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për arrestimet, ndalimet dhe procedimet e protestuesve.

Kreu i Shtetit thekson se të gjitha arrestimet, mndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë politike dhe duhen liruar.

Postimi

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME