HomeShowbiz

Të bësh një foto me Sylvester Stallone tani ka një çmim dhe nuk është aspak i lirë

Çdokush ka dëshirë që të bëjë një foto me personazhin publik të preferuar, por me siguri nuk do të mendonit që për të bërë diçka të tillë do t’ju duhet që të paguani një sasi parash.

Në fakt të bësh një foto me Sylvester Stallone-n kushton dhe mund të jemi që nuk është aspak lirë. Që të keni një foto profesionale premium me “Rockyn”, nga 10 që do të jenë gjithsej, duhet të paguani 849 paund, përveç biletës për të marrë pjesë në darkë që është diku tek 125 paund.

Por çfarë tjetër përfitoni nëse i paguani këto para? Epo, një varëse çelësash si kujtim nga darka, mund të takosh Stallone-n dhe të bësh një foto me të, një kopje e së cilës do të printohet dhe do t’ju jepet ju, ndërkohë që kopja tjetër do ju jepet dixhitale, në mënyrë që ta publikoni në Instagram.

Nëse nuk jeni fans i Stallone-s, gati për të njejtin çmim mund të takoni Arnold Schëarzenegger ose Mel Gibson, por në vitet e ardhshme sepse për 2019-ën, biletat janë shitur të gjitha.


TË NGJASHME