HomeModa

Të brendshmet sipas personalitetit, çfarë duhet të zgjedhësh për Shën Valentin

Të gjithë e kanë një stil të vetin sa u përket veshjeve dhe atë e kërkojnë sa herë kur dalin për shopping. Edhe kur është fjala për të zgjedhur veshjet intime, nuk ka diferencë. Fillimisht, duhet të njohësh veten kur është fjala për veshjet, ndaj edhe veshjet intime duhet të të përshtaten me tipin dhe trupin.

Më poshtë janë disa stile të veshjeve intime të cilat janë përshtatur me natyrën e çdo vajze. Në çdo gardërobë mund ta gjesh stile të ndryshme të brendshmesh, por secila e di cili është modeli që i përshtatet më tepër. Ndërsa je duke menduar çfarë të zgjedhësh për Shën Valentin apo duke menduar për show-n e asaj dite, hidhu një sy këtyre modeleve të sofistikuara.

Sportive

Nëse je një prej vajzave që nuk dalin lehtë nga natyra e tyre sportive, ka gjithmonë një zgjidhje edhe për këtë. Nëse më shumë e sheh veten te veshjet praktike, kërko masën e duhur kryesisht të të brendshmeve elastike ose prej pambuku.

Femër fatale

Kur është fjala për trupin, ti asnjëherë nuk nguron për të treguar asetet më të mira. Por brenda këtyre të brendshmeve je e dashur, e ëmbël dhe komode. Gjithçka duhet të zgjedhësh janë të breshmet provokuese; lëkurë, dantellë e hollë, të bredshmet minimaliste etj.

Femërore

Ti dashuron të ndihesh femra delikate. Lulet, lidhëset dhe tonet e lehta janë ato çka dëshiron më shumë edhe sepse ato tregojnë shpirtin tënd delikat.

Shpirti Boho

Ti je një shpirt i lirë që nuk ka aspak frikë për ta treguar këtë. Ikonat e tua të stilit, përfshirë edhe Kate Hudson apo Behati Prinsloo, gjithmonë dinë të tregojnë cilat janë pikat e tyre të forta. Të brendshmet që të vijnë në ndihmë janë kryesisht ato prej pëlhure të lehtë, dantelle me dizenjo unike.

Minimaliste

Ti preferon më shumë veshjet funksionale me copa të plota dhe nuk je fanse e trendeve. Më të përshtatshmet janë veshjet intime pa detaje të komplikuara.

Modeste

Ti urren të jesh në qendër të vëmendjes, ndaj edhe për veshjet intime përpiqesh të jesh brenda kësaj zgjedhjeje. Kur bëhet fjalë për stilin, dëshiron mbi të gjitha të jesh e sigurt, por nuk do as të bëhesh e mërzitshme.


TË NGJASHME