HomeLajme

“Të degjeneruar”/ Pezullohet nga detyra polícja e Elbasanit që ofendoi dhe kércënoi gazetarët

Drejtori i Polícisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të nënkomisares së Elbasanit Anisa Kostani, e cila dje bëri një reagim fyes për të gjithë punonjësit e medias, duke i quajtur ata “të degjeneruar” dhe madje kércënoi se do “përfundojnë nën rrotat e makinave”.

“Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Polícisë Elbasan”, thuhet në reagim.

Për këtë, drejtori Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Polícisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores

Reagim i plotë i Polícisë së Shtetit për rastin

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Polícisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Polícisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Polícisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Polícisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.

Polícia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.

Polícia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Polícisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Polícisë së Shtetit.

Deklaratë – Agjencia e Mbikëqyrjes Polícore

AMP njofton mediat se ka nisur hetimin e thelluar administrativ në lidhje me komentet në rrjete sociale mbi punën e gazetarëve mbi raportimin e ngjarjeve kríminale të bëra nga punonjësja e polícisë A. K., me gradën Nënkomisar dhe me detyrë Specialiste në Seksionin kundër Krímit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Polícisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.


TË NGJASHME