HomeLajmi i Fundit

Të dehur! Arrestohen dy shoferë në Durrës

Dy shoferë në gjendje të dehur janë arrestuar në qytetin e Durrësit.

Në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur,ka goditur nga pas mjetin tip “Honda, shtetasi me inicialet A.M 52 vjeç, banues në Klos.

Po kështu edhe G.A.,31 vjeç, banues në Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur ka goditur mjetin  tip “Benz”.

Materialet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt “, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

M.H/ GotaNews