HomeShowbiz

Të detyruar nga publikimi ilegal, Mozzik dhe Tayna afrojnë datën e lançimit të këngës së re “Edhe ti”

Ka rrjedhur tashmë ilegalisht në internet kënga më e re e reperëve Tayna dhe Mozzik.

“Edhe ti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është shpërndarë në SoundCloud, ndonëse dyshja kishin paraparë që ta publikonin më datë 28.

Por kur kanë parë se kënga e tyre u publikua pa autorizim – kjo gjë i ka shtyrë Mozzikun dhe Taynën që ta publikojnë këngën nesër (e mërkurë) me klip.

Fillimisht Tayna dhe Mozzik parashikuan publikimin e këngës më datë 28 janar (Foto: Tayna/Instagram)

Ishte fillimisht Mozzik, ai i cili përmes një postimi në InstaStory bëri të ditur se klipi i këngës “Edhe ti”, do të publikohet më datë 22.

“Qenka shpërndarë kënga, pe shoh që po ma dërgoni! Atëherë nesër del edhe klip kysmet”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Më pas, edhe reperja Tayna publikoi një fotografi që paralajmëronte publikimin e klipit “Edhe ti”, në po të njëjtën ditë – ndonëse në posimet e mëparshme e kishte paralajmëruar për datën 28.

Foto: Tayna/InstaStory


TË NGJASHME