HomeShowbiz

‘Të dua kaq shumë!’, për kë e ka fjalën Jonida Maliqi

Jonida Maliqi prej kohësh është e angazhuar në festat e organizuara në vende të ndryshme për “Eurovizionin”. Këngëtarja përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Eurovizion” më këngën “Ktheju Tokës” dhe pritet të performojë më 16 maj.

Për këtë arsye shumicën e kohës e ka kaluar larg shtëpisë dhe djalit Dan. Pas rikthimit të saj në Shqipëri vendosi që të kalonte kohë me të birin.

E hëna e Jonida Maliqit ishte në Zvërnec të Vlorës dhe këtë e bëri të ditur me një foto të postuar në Instagram.

Këngëtarja shqiptare shihet teksa ecën për dore me Danin dhe në mbishkrimin e postimit shkruan: “Të dua kaq shumë”.


TË NGJASHME