HomeShowbiz

“Të dua”/ Ky është çifti më i ri në showbizin shqiptar

Showbizit shqiptar i është shtuar edhe një çift i ri dhe mjaft simpatik. Bëhet fjalë për modelen Dorina Gegiçi dhe menaxherin Denis Avdiu. Çifti e ka bërë publike lidhjen e tyre në ditëlindjen e Dorinës përmes një fotoje të këndshme.

Teksa modelja ka vite që qëndron në pasarelë, Denis Avdiu është menaxheri i këngëtarit Butrint Imeri dhe po ashtu themeules i kompanisë AVD Digital.

Denisi ka publikuar foton me Dorinën, ku krahas saj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen”, ndërsa më pas modelja e ka ripostuar me dedikim “Të dua”.

Epo, çfarë mund të themi tjetër përveçse “jetë të lumtur”.


TË NGJASHME