HomeShowbiz

Të famshmit që duhet të ndiqni me patjetër në TIKTOK!

Gjendja e karantinës ka bërë që shumë persona të dalin jashtë zonës së tyre të komfortit dhe të provojnë gjëra të reja. Ashtu ka ndodhur me njerëzit e zakonshëm dhe me të famshmit, të gjithë ‘ranë pre’ e sensacionit të momentit TikTok. Aplikacioni i cili merret me shpërndarjen e videove të perdoruesve të saj konsiston në xhirimin e videove, montimin e tyre për të ndarë më pas me të tjerët fragmente 15 sekondëshe të ditës së tyre.

Kylie Jenner
Bilionerja është fiksuar me apikacionin e momentit dhe kjo gjë shihet qartë. 22 vjeçarja poston vazhdimisht video në TikTok të cilat i realizon së bashku me mikeshën e saj Stassie por edhe me mamanë e saj Kris.


Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Cifti i sapomartuar po e shijon më së miri karantinën së bashku duke mësuar kërcime të ndryshme dhe të thjeshta. Justin dhe Hailey argëtohen pamasë në videot 15 sekondëshe.


Jonas Brother

Video nga koncertet, në makinë, në shtëpi…të gjitha i gjeni në profilin e tre vëllezërve më të njohur në botë.

Miley Cyrus

Duket se TikTok po shfaq një anë tjetër të Miley Cyrus, atë argëtuesen. Këngëtarja me famë botërore ndan video të sajat në përditshmëri si edhe nuk harron të përshkruaje gjendjen në të cilën ndodhemi me fragmente nga seriali që i dha famën ‘Hanna Montana’.

Selena Gomez

Selena Gomez po e shijon pafund TikTokun. Këngëtarja ndan shpesh herë video ku shfaqet duke kërcyer e kënduar e shihet qartë se lumturia që ndien teksa bën këto video është shumë e madhe.

Po ju çfarë po prisni për të shkarkuar TikTok?


TË NGJASHME