HomeShowbiz

Të famshmit që janë partnerë jo vetëm në skenë, por edhe në jetë

Të gjesh një person me të cilin kalon mirë dhe bashkëpunon në punë është një fat. Por të ndodhë që ky person të jetë dhe personi i zemrës është lumturia më e madhe. Dhe pse ndonjëherë bota e televizionit e bën të vështirë të mbash një lidhje në publik, këto çifte shqiptare na vërtetojnë që mund të jesh mjaft i lumtur me partnerin në jetë, por edhe në skenë.

Nëse flasim për çiftet e aktorëve, menjëherë na vinë në mendje të mëposhtmit:

Eni Jani dhe Genc Fuga
Ata si fillim e kanë njohur njëri-tjetrin në raportin studente-pedagog. Më pas ishte rastësia që të punonin në një film bashkë, që bëri që ta shihnin njëri-tjetrin ndryshe. Tashmë janë të martuar dhe kanë 2 fëmijë, ndërkohë ndajnë me njëri-tjetrin dhe skenën e teatrit.

Alfred Trebicka dhe Violeta Banushi
Alfredi dhe Violeta janë një ndër çiftet më të dashur të teatrit, sidomos kur ndodhen në një skenë. Historia e tyre e dashurisë nisi si miq, por ishte pikërisht pasioni për aktrimin që i bëri të shoqëroheshin me njëri-tjetrin më shumë. Por si është të jesh partner në skenë dhe në jetë?

“Dhe e lehtë, dhe e vështirë.Kur merresh me këtë lloj profesioni është shumë mirë kur je me partnerin, sepse të kupton kontaktet dhe surprizat që sjell ky profesion. Por ka komplikime, sidomos kur jemi të dy në një projekt sepse sjell problem në familje. Sigurisht që vajzat kanë një moshë ku mungesa jonë nuk është dhe aq problematike, sepse janë të pavarura, por gjithsesi ndihet. Jo vetëm si mungesë në familje, por edhe si ngarkesë. Sjellin edhe sherre në shtëpi.”- ka treguar Violeta kur ishin të ftuar në emisionin “Rudina”.

Imazh i ngjashëm

Romir Zalla dhe Suela Bako
Ata gëzojnë 15 vite martesë, dhe shumë vepra në skenë. Siç ka treguar dhe Romiri, në lidhjen e tyre ka ndikuar shumë puna, dhe e përbashkëta që ishte Akademia e Arteve.

“Është fat që ta kesh partneren në të njëjtin profesion. Jo vetëm sepse e kupton mirë atë që bën ti, kjo është reciproke sigurisht, por dhe sepse mund të shkëmbejmë dhe mendime të lira në lidhje me profesionin, dhe t’i bëjmë dhe kritika.”- ka treguar Romiri teksa ishin të ftuar në emisionin “Rudina”

Rezultate imazhesh për Romir Zalla dhe Suela Bako

Enada dhe Gerd Vaso
Për ta nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse publiku i njeh si një ndër çiftet më të talentuar të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, që kanë prekur dhe skenat ndërkombëtare.

“Sigurisht, nuk është e vështirë të punosh dhe të bësh koreografi së bashku sepse sigurisht që ne ndajmë mendimet e për më tepër në një vepër të tillë kemi pasur hapësirën për të rikrijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gerti për mua është një mbështetje e jashtëzakonshme, pa prezencën e tij nuk do të merrja guximin për të punuar këtë vepër të madhe.”- është shprehur Enada për punën e tyre bashkë si koreografë të “Liqeni i Mjellmave” .


Esdalin Gorani dhe Manjola Hasani
Dy koreografë mjaft të talentuar që kanë pasuruar me art ekranet dhe skenat shqiptare. Jo më larg se dy muaj më parë, ata sollën në skenë dhe “Dhoma 12”. Të ftuar në “Pasdite në TCH”, ata kanë treguar për marrëdhënien e tyre personale dhe në skenë, duke u shprehur se gjithnjë i kanë ndarë dhe për ta ka qenë komoditet puna së bashku.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi
Krahas pasioneve dhe punëve që secili bën, jemi mësuar t’i shohim dhe bashkë në skenë si moderatorë. Mjafton të kujtojmë spektaklin energjik “Dancing with the stars” dhe kuptojmë se kimia mes tyre ishte një ndër pikat kyçe të suksesit në moderim.

Rezultate imazhesh për amarda ermal

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi
Tashmë ata kanë emisione të ndara, por dikur ndanin të njëjtën skenë në “Top Show”: Albani si moderator, e Bieta si opinioniste. Dhe pikërisht në ambjentet e televizionit ka lindur dhe dashuria e tyre.

“Albani më ndihmon me këshilla, me sjelljen time televizive, në raport se si duhet të ruaj entuziazmin. Më ndihmon edhe me sugjerime patjetër shumë. Albani më ka pas thënë faktin kur afrohem shumë tek i ftuari. Ose tek zëri. Gjithnjë më ka edukuar përsa i përket sjelljes televizive, që nuk duhet të përkëdhelesh. Në ekran duhet të jesh tjetër gjë, nxirr zërin nuk duhet të jesh e përkëdhelur.”- ka treguarBieta në një ntervist.

Rezultate imazhesh për alabn bieta

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Rezultate imazhesh për nora istrefi robert berisha

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Rezultate imazhesh për miriam alban

Mozzik dhe Loredana

Rezultate imazhesh për mozzik loredana


Vesa Luma dhe Big Basta 

Rezultate imazhesh për Vesa Luma dhe Big Basta

TË NGJASHME