HomeLajme

Të famshmit që nuk do ia kalojnë pasurinë e tyre fëmijëve por do e japin për bamirësi

Ka të famshëm që janë milionera që edhe pse zotërojnë pasuri maramendëse nuk e kanë në plan që t’ja kalojnë fëmijëve të tyre. Disa prej tyre po hapin qendra bamirësie që më pas ti investojnë paratë e tyre aty.
Të tjerët kanë ndërruar jetë dhe nuk i kanë lënë asnjë para pasardhësve të tyre. Do ju tregojmë të famshmit që vendosën ti dhurojnë paratë e tyre.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kane vendosur që ti rrisin fëmijët e tyre pa luks në mënyrë që t’ia dinë vlerën gjërave që kanë. “Ne nuk do ju lëmë asnjë para. Kur të vijë koha e duhur do i dhurojmë të gjitha për bamirësi”- tha Kutcher në një intervistë.

Antari i jurisë “American got talent’ Simon Cowell ka deklaruar se nuk do ti lëjë djalit të tij pasuri. “Do ia le paratë e mia dikujt tjetër. Një fondacion bamirësie për fëmijë apo qen…. nuk besoj në lënien e pasurisë në gjeneratën tjetër”- është shprehur Cowell.

Këngëtari britanik Sting ka kaluar një fëmijëri shumë të varfër. Artisti e ka bërë të qartë se sikur ai edhe fëmijët e tij duhet të punojnë shumë për të fituar bukën e gojës.

Muzikanti Elton John gjithashtu bën pjesë në listën e artistëve që nuk do ti lejnë asgjë fëmijëve të tyre. “Sigurisht që dua ti lë diccka fëmijëve të mirë por është e tmerrshme që t’jua servirësh gjithçka gati”.

Gordon Ramsay është një nga emrat më të rëndësishëm në UK. Shefi i famshëm i kuzhinës ka bërë miliona pasuri me emisionet e tij mirëpo duket se e gjithë kjo pasuri nuk do shkojë për asnjë nga 5 fëmijët e tij.


TË NGJASHME