HomeShowbiz

Të fokusuar në çdo hap që hidhnin, kërkimi degradoi në zënka e sherre mes gjuetarëve

Risia erdhi që në minutat e para me ndarjen në dy grupe, urdhëri u zbatua, dhe gjuetia fillon. Kërkimi filloi e bashkë me të edhe plane-idetë dhe strategjitë nga të dyja grupet.

Por si do shkojnë ata me njëri tjetrin? Sa bashkëpunues do tregohen?

Uendi, Ana, Irma dhe Frojsi filluan kërkimet drejt kanionit ndërsa Levina, Jona, Xhoi dhe Andueli po kërkonin në pjesën e plazhit. Të tetë konkurrentët ishin shumë të fokusuar në kërkim dhe çdo hap ku ata shkelnin kontrollohej në detaje. Por ku është e fshehur indicia këtë herë?

Ndërsa Xhoi kontrollon në det grupi tjetër gjen disa veshje me pretendimin se i takonin Silvit por që në fakt ende jo asnjë shenjë për thesarin. Sfida ishte edhe me veten duke përballuar temperaturat e larta por ata vazhdojnë të kenë idetë e qarta.

Të papriturat nuk kishin si të mungonin dhe me një prej tyre u përball edhe grupi i drejtuar drejt kanionit. Të treja vajzat: Uendi, Irma dhe Ana të lëna vetëm nga pjesëtari i grupit, Frojsi u përballën me një situatë sa të pakëndëshme por edhe të frikshme, duke bërë kështu lënien në gjysmë të kërkimit dhe kthimin për t’ju bashkuar grupit tjetër, që në këtë mënyrë të kërkonin edhe bashkëpunimin e tyre duke qenë se vajzat u shprehën se bashkëpunimi në grupin e tyre nuk ishte prezent.

Ky mosbashkëpunim solli edhe debatet dhe ngritjet e zërit në grup duke iu kthyer Frojsit si tradhtar që e la grupin vetëm gjatë kërkimit dhe duke mos i ardhur në ndihmë Irmës gjatë incidentit kur ajo po kthehej duke vrapuar e bërtitur. Dhe të vetmet të cilat e ndihmuan atë ishin dy vajzat e tjera, Ana dhe Uendi.

Por debati gjatë kthimit degradoi mes Uendit dhe Frojsit pasi ishte Uendi e cila i tha Frojsit që rri kot dhe për të gjetur thesarin do na duhej një mashkull i vërtetë në grup. Dhe Frojsi i cili nuk e përballoi dot atë që Uendi i tha filloi t’i kthehej me tone të larta të zërit duke larguar edhe kamerat gjatë xhirimit. Por gjakrat u ulën dhe Uendi i kërkoi falje Frojsit për fjalët dhe sjelljen e saj të nxituar.


TË NGJASHME