HomePolitikë

Të fshehtat e takimit të Ramës me Merkel

Pritet të shtyhet vendimi për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë. Kancelarja Merkel ishte ajo e cila ka pohuar se në këtë samit nuk bëhet fjalë për hapje negociatash.

“Vërtet e organizuam këtë samit bashkërisht me Francën sepse jemi të përkushtuar ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor, por duhet të them me plot zë se sot as që bëhet fjalë për hapje negociatash.Për këtë, ka një tjetër procedurë që udhëhiqet nga Komisioni Europian”, deklaroi dje Kancelarja Merkel, në një deklaratë për shtyp në krah të Presidentit francez Macron.

Vetë Macron foli për një politikë stabiliteti dhe jo zgjerimi në BE. “Sot në BE nuk flitet për zgjerim të BE-së, por për një politikë të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha Presidenti Macron.

TAKIMI

Kryeministri Edi Rama u prit dje në një takim dypalësh nga Kancelarjagjermane Angela Merkel. Sipas njoftimit tëKryeministrisë, “në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e Reformës nëDrejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për Raportin e Komisionit Europian, që pritet të publikohet në fund të muajit maj.

Kryeministri Rama e falënderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Në takim morën pjesë dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Pas takimit, Cakaj është shprehur se Gjermania ka dhënë mbështetjen e plotë për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Në një postim në ‘Facebook’, Cakaj ka shkruar se “progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në Reformën në Drejtësi, ka marrë vlerësimin më të lartë nga Gjermania”.”


TË NGJASHME