HomeModa

Të gjitha llojet e çizmeve që i duhen çdo vajze!

Me çizmet ndodh e njëjta gjë si me veshjet. Nuk kemi kurrë mjaftueshëm. Para se të rifreskoni garderobën e vjeshtës/dimrit me llojet e reja të këpucëve, ndaloni tek çizmet dhe mendoni. A i keni gjithë modelet klasike për të cilat kemi nevojë?

Duke thënë këtë, e kemi fjalën për çizmet që më shumë se blerja janë investim dhe mbi të gjitha nuk dalin kurrë nga moda.

1.Kjo lloj çizmeje vjen në formë dhe përmasa të ndryshme, por ajo që nuk ndryshon është komoditeti që i ofron këmbës! Ky model mori famën më të madhe në vitet ’50-60′ dhe që prej asaj kohe janë kthyer në një MUST për garderobën e dimrit.

2. Fillimisht ky model u krijua për t’u veshur nga ushtarët, siç mund ta kuptoni dhe nga emri. Gjithsesi, sot, kambalet janë kthyer në formën më interesante të çizmeve që mund të kombinohen në shumë mënyra dhe të dukesh mrekulli në çdo vend dhe kohë.

3. Çizmet e shiut. Jo domosdoshmërisht duhet të jenë Chanel, por çfarë ka rëndësi është fakti që duhen. Ditët me shi, gjithçka kemi nevojë është që këmba të mos marrë lagështirë dhe çfarë kemi nevojë janë çizmet “e llastikut”. Mbi të gjitha nuk ju privojnë fare nga veshja që kishit ndërmend të bënit.

4. Çizmet e gjata! Ky model klasik çizmesh mund të vishet me gjithçka dhe t’ju bëjë të dukeni chic. Një palë geta, një fund të shkurtër dhe jeni gati. Ky model ka fuqinë t’i japë pamjes suaj një tjetër dimension.

5. Çizmet prej kastori. Në përditshmëri janë zgjidhje!

6. UGG

Nëse doni që këmba t’ju rrijnë e ngrohtë përgjithmonë, këto janë çizmet që ju duhen. Do të doni të mos i hiqni kurrë më.

Burimi: Marie Claire


TË NGJASHME