HomeShëndeti

Të gjitha vajzat e bëjnë këtë gabim në palestër

Shumica e femrave që ushtrohen vazhdimisht për të mbajtur trupin në formë shmangin trajnimin e peshave. Kjo, sepse shumë prej nesh mendojmë se ngritja e peshave do të na rrisë maskën muskulare brenda natës. Por, në fakt, kjo është shumë larg së vërtetës.

Trajnerja e shumë personazheve të famshëm, e cila ka punuar edhe me Halle Berry dhe Jessica Alba, tregon se: “Femrat nuk ushtrohen aq lehtësisht sa meshkujt, por as nuk krijojnë masë muskulare njëlloj me ta.”

Për këtë arsye, këshillon ajo, ushtrimi i forcës në mëngjes, sapo zgjohesh, është një mënyrë e mirë për gjimnastikën e trupit: “Por edhe duke shtuar një masë të vogël muskulare, ju do të digjni më shumë kalori jo vetëm gjatë stërvitjes. Ndaj, shtangat janë një mënyrë mjaft e mirë për të rritur pak masën muskulare… Dhe duke u rritur masa muskulare, djeg edhe më shumë kalori. E dinit këtë?”

Ja pra, herën tjetër që do të shkoni në palestër, ndaluni të shtangat. Në varësi të peshës suaj, bëni edhe disa ushtrime shtesë me to.


TË NGJASHME