HomeSport

“Të gjithë duan të largohen”, pas Piatek edhe Suso kërkon largimin nga Milan

Lëvizje të mëdha parashikohen në shtëpinë e Milanit në ditët e fundit të merkatos, mbi të gjitha në dalje, ku disa lojtarë kanë bërë gati valixhet. Ditë përcaktuese në veçanti për Suso, i spostuar në pankinë në 3 ndeshjet e fundit. Spanjolli është takuar me drejtuesit e Milanit duke i kërkuar ta lënë të lirë.

Stafi kuqezi nuk ka ndërmend të bëj rezistencë, janë të gatshëm t’ia plotësojnë këtë dëshirë por në të njëjtën kohë kërkojnë të përfitojnë nga emri i tij për ta përfshirë në ndonjë shkëmbin, si ai me Under të Romës. Lajmi jo pozitiv është fakti që vlera e kartonin të Suso është ulur ndjeshëm gjatë këtij sezoni, nga 40 në 25 milion euro.

Afrimi i Ibrahimovic nga ana tjetër ka bërë që Piatek të përfundoj në merkato. Nga Spanja flasin për një interesim nga ana e Barcelonës të cilët shohin tek Piatek zëvendësuesin e mundshëm të Suarez i cili duhet të qëndroj në bokse për të paktën 4 muaj. Polaku është një profil që i intereson por nuk është i vetmi, mbetet për tu parë.

I fundit që kërkon një sistemim të shpejtë është Calhanoglu. Agjenti i futbollistit turk po punon për ti gjetur një skuadër të re, Arsenal mbetet një pistë konkrete.


TË NGJASHME