HomeShowbiz

Të gjithë e urrejnë, por për Adrolën kjo punë është relaksuese

Adrola Dushi është një ndër modelet më në zë të ekranit shqiptar. Bukuroshja prej vitesh ka qenë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku po zhvillon karrierën dhe atje.

Së fundmi në një intervistë për Prive, ajo ka zbuluar disa detaje që nuk i dinim rreth saj. Të pastrosh shtëpinë e të lash enët, është ndër punët më të mërzitshme ndonjëherë, por për Adrolën është tejet relaksues procesi i larjes së enëve.

Kujtojmë që modelja kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga partneri i saj me të cilin ka dhe një djalë, ndërsa së fundmi është spekuluar se ka nisur një romancë dashurie me një model të huaj.


TË NGJASHME