HomeSport

“Të gjithë kanë flirtuar”, Sabina Mete tregon ndodhitë me futbollistët

Gazetarja e sportit në RTSH, Sabina Mete, ka folur në një intervistë ekskluzive për Albeu.com reth jetës së saj dhe punës si gazetare sportive.

Sabina na tregoi se është marrë me sport që fëmijë dhe kjo e ndihmoi të avancojë më tej si gazetare sporti.

E pyetur nëse është në një lidhje, Sabina nuk na tregoi shumë por na tha që është e lumtur.

Ndërkohë, Sabina dha dhe një mesazh të rëndësishëm për rrjetët sociale. Sipas saj Instagrami është një gënjeshtër e madhe ku njerzit mundohen të mbulojnë defektet e tyre, dhe askush nuk i publikon dështimet në këto rrjetet sociale.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Si lindi dëshira për t’u bërë gazetare sporti?

-Sportin e kam ndjekur që femijë në shkallët e stadiumit në qytetin e Korçës dhe ne Tv sigurisht. Nuk ishte tamam e planifikuar une u diplomova për gazetari dhe fati im që apikova me hapjen e RTSH sport, fitova konkurrsin dhe u bëra pjesë e redaksisë së sportit në Radio Televizionin Shqiptar. Duke qënë se e njihja botën e futbollit kjo ishte plus për mua.

2-Sa e vështirë është për një femër të bëjë këtë profesion?

-Duke qënë se është njohur gjithmonë si sporti i meshkujve dhe kështu identifikohet edhe sot ka vështiresitë e veta. Por në fund mendoj se nëse e bën me pasion ate që do, nëse shikon drejt në rrugën tënde dhe e di cfare do, çdo punë bëhet më e lehtë. Fakti që kemi pasur koleg shumë të mirë dhe kemi marrëdhenie shumë të mirë na kane ndihmuar t’i kalojme ato “vështiresitë” që mund të hasen rrugëve.

3-A ju ka ngacmuar ndonje futbollist ose që ka tentuar të filtrojë me ju?

-Nuk e njoh këtë pyetje se të gjithë kanë flirtuar haha pak për shaka. Jo të gjithë, ka pasur edhe futbolliste serioze që shifnin punet e tyre (qesh).

4- Statusi momental i Sabinës është?

-E lumtur! Quhet?

5-Messi apo CR7?

-Messi simboli i njeriut që ka talentin dhe këtë e ka treguar tashmë, ndërsa CR7 modeli i njeriut që me punë ka arritur të kapë majat. Si kam ndarë ndonjëherë për aq kohë sa edhe ata vetë ndajnë statistika të ngjashme të të njejtit nivel.


TË NGJASHME