HomeShowbiz

Të gjithë kundër COVID-19 edhe princi William vetëofrohet për ndihmë

Mbretëria e Bashkuar po përballet me një përhapje të frikshme të koronavirusit. Numri i personave të prekur dhe viktimave po merr një rritje të frikshme. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe të prekur nga familja mbretërore, ku princi Charles ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Megjithatë, 71-vjeçari arriti ta mposhtë virusin dhe tani gëzon shëndet të plotë. Në këtë periudhë të vështirë, princi William ka marrë një vendim për të ndihmuar në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit.

Mësohet se princi William do të shërbejë si shofer helikopteri.

“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”, thotë bnjë burim pranë familjes mbretërore.

Kujtojmë se ditën e djeshme Harry dhe Megan dolën zyrtarisht nga familja mbretërore. Ata kryen detyrat e fundit si Dukë dhe Dukeshë dhe tashmë janë të lirë të vazhdojnë jetën e tyre në SHBA.


TË NGJASHME