HomeShowbiz

Të gjithë me radhë, Kejvina tregon të gjithë të famshmit që e kanë ngacmuar

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb On”, velina Kejvina Kthella ka folur më shumë rreth jetës së saj private.

Si një vajzë bukuroshe, s’do mend që ngacmimet që merr janë të shumta, mirëpo Kejvina zgjodhi të na tregojë ato më “pikantet”.

Velinën e kanë ngacmuar yje botërorë dhe ajo s’ngurroi të na tregonte emrat e tyre në emision.

Ajo pranoi se kishte folur me Maluma-n, pasi është fanse e madhe e tij, mirëpo kishte shkëmbyer mesazhe edhe me J Balvin apo Jason Derulo-n.

“Më kanë shkruar shumë të famshëm por nuk i jam përgjigjur. Kam folur me Maluma-n. E dua muzikën e tij, e kam takuar. Më duket si engjëll, jep shumë energji pozitive. Është treguar i sjellshëm.

Më ka shkruar edhe J Balvin, Jason Derulo. Nuk ia lë seen, por thjesht nuk merrem.”- ka treguar Kejvina.


TË NGJASHME