HomeSport

Të gjithë në garë për Theo Hernandez, Milan nuk lëkundet as për 50 milionë euro

Teo Hernandez është duke bërë një sezon të shkëlqyer me fanellën e Milanit. Mbrojtësi la Reali dhe u bashkua me “Djallin” këtë verë dhe duket se i ka bindur të gjithë në Itali.

Siç raporton “Sport Mediaset”, lojtari ka tërhequr disa nga klubet e mëdha, që po e monitorjnë mbrojtësin.

Madje raportohet se kanë nisur sondazhet e para për të nga disa klube “top”, por Milani është i palëkundur dhe as për 50 milionë euro nuk hyn në bisedime.

Hernandez ka shënuar 6 gola këtë sezon dhe padyshim që deri më tani është lojtari më i mirë i Milanit, por kuqezinjtë duhet të frikësohen nga klubet e mëdha që janë gati ta “rrëmbejnë”.


TË NGJASHME