HomePolitikë

“Të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit”/ Presidenca publikon mesazhin e Kim Mehmetit

Pas akuzave të mazhorancës për manifestimin e 2 marsit ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Përmes një mesazhi të Kim Mehmetit, i cili shkruan se “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti”.

Me një postim në Facebook , Blushi shkruan se mesazhi i Mehmetit është një arsye madhore për pjesëmarrje masive në manifestimin e 2 marsit.

“Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti”

Mesazhi i Tedi Blushit: 

Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!?

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME