HomeModa

Të gjithë po veshin këtë ngjyrë tani, po ti çfarë pret?!

Kur është fjala për të veshur ngjyrën e momentit, e dimë që e kuqja është ajo që personifikon festat e dhjetorit.

Por ngjyra që po veshin të gjithë sot nuk i afrohet fare të kuqes edhe pse në kombinim mund të shkojë shumë me të.

E kemi fjalën për ngjyrën lejla, as shumë e çelur për dimrin dhe as shumë e mbyllur.

Zakonisht, lejlaja është një nga ato nuancat pastel të ëmbla të rezervuara për muajt e pranverës. Por, për vjeshtë/dimër 2019, ajo ka marrë një kthesë të fortë falë influencuesve të modës.

Plus, është një nga ato nuancat që shkon me çdo ton të lëkurës. Shkoni poshtë për të parë disa kombinime fantastike të ngjyrës lejla.


TË NGJASHME