HomeShowbiz

Të gjithë vëmendjen sot e kanë Flaka Krelani, Adrola Dushi dhe Elita Rudi!

Nuk ndodh shpesh që personazhe të njohur të kenë një ditë të rëndësishme të përbashkët ndaj kur ndodh, vlen që të kenë të gjithë vëmendjen.

Tre vajzat më të njohura të showbizzit shqiptar Elita Rudi, Flaka Krelani dhe Adrola Dushi festojnë sot ditëlindjen, dhe urimet ndaj bukurosheve kanë qenë të shumta jo vetëm nga të afërmit dhe miqtë, por natyrisht edhe nga fansat e tyre.

Diçka që i lidh të treja vajzat me njëra tjetrën është fryma pozitive që shpërndajnë gjithmonë ndëpërmjet rrjeteve sociale por edhe intervistave që japin ndërkohë që të treja janë të suksesshme në fushat e tyre duke dhënë edhe mesazhin e qartë për të gjitha vajzat që i ndjekin se me talent dhe shumë punë ëndrrat bëhen realitet.


TË NGJASHME