HomePolitikë

Të infektuar me koronavirus në kryeministri, reagon PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar sot se në Kryeministri ka punonjës që janë infektuar me koronavirus, por sipas tij, janë mbajtur të fshehtë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahia thekson se për pasojë në Kryeministri do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Reagimi

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme. Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët? Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME