HomeShowbiz

Të jenë ndarë vallë Luana dhe Krenari?

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.

Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Pavarësisht se janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë kapur mat nga paparacët apo edhe nuk i kanë rezistuar tundimit t’i komentojnë njëri-tjetrit në Instagram.

Ndërkohë që para disa javësh në emisionin e saj, teksa kishte të ftuar Robert Berishën i cili tha që shkon çdo fundjavë në Kosovë për të takuar Norën dhe vajzën e tij, Luana i tha “e di ta besoj, ta qaj hallin”.

Pra Luanën e ka bërë të vuajë ky detaj pasi e ka patur larg Krenarin, por pasi kontrolluam në Instagramin e moderatores, pamë që ajo nuk e ndjek më Krenarin dhe as ai atë. Të jenë ndarë vallë?


TË NGJASHME