HomeShowbiz

Të kam dashur gjithmonë, Baby Gee ka një mesazh për këtë këngëtare shqiptare

Reperja shqiptare, Baby Gee, po pushon prej ditësh në një nga resortet luksoze të qytetit të Durrësit. Mbrëmjen e kaluar duket se ajo është takuar me k?ngëtaren e njohur, Genta Ismajli, e cila ka vendosur po ashtu të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri me partnerin e saj, Usta.

Baby Gee nuk e ka kaluar këtë moment pa shkrepur disa foto krah Gentës, e cila duket se ka qenë gjithmonë një këngëtare shumë e dashur për të. “Femrat janë shumë të fuqishme kur duan dhe mbështesin njëra-tjetrën. Gjithmonë të kam dashur. Je një yll”, shkruan reperja për Gentën. Me sa duket, vajzat kanë kaluar disa momente mjaft argëtuese krah njëra-tjetrës.


TË NGJASHME