HomePolitikë

“Të largohen Berisha e Basha”, Valteri: Presidenti pijanec…

Para 25 prillit deputeti ende në detyrë Halit Valteri ishte në opozitë, por në këto zgjedhje iu bashkua Partisë Socialiste duke kandiduar nën siglën e kësaj partie.

Në seancën e sotme, Valteri ka etiketuar Ilir Metën si pijanec e qoftexhi, ndërsa Lulzim Bashën si një opozitar me stomak të madh por pa këllqe.

Po ashtu socialisti i është drejtuar Berishës me fjalët:  Doktor, është koha të heqësh dorë dhe të largohesh bashkë me Lulin e vocërr.

Sakaq, Valteri ka deklaruar se “Lulzim Basha ka vetëm një veçanti, si e si të ruajë karrigen, të shpikë armiq imagjinarë dhe të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.”

Pjesë nga fjalimi I Valterit në foltore:

“Presidenti ka fituar disa shokë pijanecë nëpër mihanet e Vlorës që pinë raki e hanë qofte si qoftexhinj. Nga ana tjetër, Basha për hir të karriges së tij personale ka vendosur t’i vërë flakën opozitës dhe vendit. Nëse do të shikojmë nesër, Lulzim Basha ka vetëm një veçanti, si e si të ruajë karrigen, të shpikë armiq imagjinarë dhe të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

Opozita ka humbur besimin dhe mbështetjen në popull sepse askush nuk e beson më Lulin. Duhet të heqë dorë nga ofendimi i inteligjencës së shqiptarëve se është një forcë politike që nuk ka aspak lidhje me moralin.

Mjafton të vazhdojë rrugën që ka nisur duke ecur me të tanishmen dhe jo me të kaluarën. Koha nuk është aleatja e këtyre politikanëve që drejton opozitën, por gjyqtarja e saj. E kam thënë që kjo punë nuk është me rrotë por me votë. Rrotën sapo e more, merr votën dhe hajde.

Doktor, është koha të heqësh dorë dhe të largohesh bashkë me Lulin e vocërr. Ajo parti na dhimbset të gjithëve dhe ka nevojë për një lider opozitar, jo një lider me stomak të stërmadh që nuk ka as këllqe, as atë tjetrën për ta mbajtur attë karrige. Shqipëria ka nevojë për opozitë.”


TË NGJASHME