HomeSociale

Të legalizohet puna në Angli/ Eksperti sugjeron mënyrën e frenimit të gomoneve

Duket e largët dita kur shqiptarët përdornin kamionin si mjet drejt kalimit në Angli, teksa metoda më e fundit është ajo me gomone përmes kanalit të “Le Mansh”. Madje kalimi me gomone është shumë më i lirë, ku çmimi maksimal shkon 5500 paund, ndërsa grupe të ndryshme e reklamojnë shërbimin e tyre edhe në TikTok.

Në postimet e tyre shkruhet në shqip:

“Mos paguani 17-18 mijë paund me kamiona, mjaft u sollët rrugëve të Europës, kalim 100% i sigurt me gomone”, shkruhet në shqip nëpër postime në Tik Tok.

Por organizimi nëpërmjet rrjeteve sociale nuk është diçka e re dhe këtë e dinë edhe ekspertët e sigurisë.

Ergys Muzhaqi, ekspert për çështjet e sigurisë tha:
“Pranvera arabe u organizua përmes rrjeteve sociale, ISIS-i i rekrutonte njerëzit edhe elektronikisht…pra rrjetet sociale për organet ligjzbatuese janë telash më vete. Duhet të bësh marrëveshjet përkatëse të privatësisë me Tik Tok-un. Gjithsesi bashkëpunimi i ndërmjetëm mes shteteve do të kishte besoj lehtësim në këtë drejtim.”

Ergys Muzhaqi

Zgjidhjen e kësaj problematike, ekspertët e shohin te nisja e një hetimi të përbashkët për të ndaluar emigracionin illegal.

Teksa sinjalet janë dhënë përmes rrjeteve sociale për të shtuar numrin e shqiptarëve që braktisin Shqipërinë duke rrezíkuar jetën, për ekspertin e sigurisë Ergys Muzhaqin, këto indicie duhet të vënë në punë autoritetet shtetërore.

“Mendoj se mund të ketë një marzh abuzimi të njerëzve që duan të tërheqin vëmendje për klikime, por absolutisht nuk duhet të neglizhohet. Është mirë që institucionet tona në bashkëpunim me palën angleze të fokusohen në këtë drejtim. Lehtësia këtu është mendjelehtësia që trafíkantet dalin në rrjete sociale. Mjafton që t’i ndjekësh e të paktën 1 ose 2 godítje mund të bëhen nga dy ose tre palë. Pra nuk mund të përjashtohet zinxhiri gjeografik që kalojnë personat që duan të shkojnë në Angli”, u shpreh Muzhaqi.

Kalimi ilegal drejt Anglisë me gomone është një rrezík real për jetën e njerëzve pasi kushtet janë çnjerëzore, ndërsa Muzhaqi shton se një fenomen i tillë fuqizon edhe krímin e organizuar.

Eksperti shprehet i shqetësuar, duke deklaruar se mos reagimi i shteti po çon shqiptarët të zgjedhin ose vdékjen ose krímin.

Ai propozon që të mundësohet një marrëveshje ligjore mes Shqipërisë dhe Anglisë për lëvizjen e krahut të punës.

“Ky në vetvete është një fenomen shqetësues, tregon për dobësinë tonë si shtet. Jo vetëm që shtetasit tanë kanë një uri për të shkuar jashtë për arsye ekonomike, por që edhe qeveritarët tanë janë të paaftë të organizojnë emigracionin siç përshembull e kanë organizuar turqit në vitet 60, apo po e bën sot gjermania me shtetasit e tjerë. Pse qeveria jonë duhet të lejojë që shqiptarët të rrezikojnë jetën, të lulëzojë krimi i organizuar. Meqenëse ka një kërkesë kaq të marr të bëhen marrëveshje dypalëshe, të organizohen ligjërisht të shkojë krahu i punës. Muratori të bëjë muratorin, bariu bariun. Pse duhet të shkojnë e të rrisin hashash? Pse të rrezikojnë në La Mansh?”, tha eksperti Muzhaqi.


TË NGJASHME