HomeShowbiz

‘Të lindur për njëri-tjetrin’, Besi dhe Xhensila sapo hapën sfidën më të re në instagram

Xhensila dhe Bes Kallaku janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Ata janë bërë prindër të vajze, të cilën e kanë quajtur Ajka. Ndonëse ata janë të rezervuar ndaj publikimit të fotove të Ajkës, çifti është shumë aktiv për sa i përket postimeve me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Besi ka ndarë në profilin e tij në instagram dy foto të vjetra të çiftit, të cilët shfaqen në moshë të vogël. “Pak para se të njiheshim me njëri-tjetrin“, ka shkruar aktori i humorit bashkangjitur fotos.


Ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë dhe Xhensila, duke hapur kështu sfidën më të re në instagram. “Të lindur për njëri-tjetrin. Sfida më e re.”, ka shkruar këngëtarja.


TË NGJASHME