Aktualitet Lajme

Të mërkurën ndryshon moti, diell paradite, rrebesh pasdite

Sipas Meteoalb pasditja e kësaj të hëne risjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, si dhe rrebesh afatshkurtra në zonat qendrore dhe jugore.

Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, kur vranësirat sërish fuqizohen, duke gjeneruar rrebesh të izoluara në jug dhe më pak në zonat qendrore.

E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti paraqitet kryesisht me kthjellime në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit të hënën dhe të martën sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës; e mërkura dhe e enjtja sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës. Ndërsa të premten temperaturat rriten lehtë sërish, në të dy ekstremumet ditore.

Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat verilindore deri 27°C, maksimumi në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të Tetorit).

Related posts

Të akuzuar për dhunë, arrestohen dy vlonjatë

Xhensila Gotanews

Dashamir Shehi komenton letrën e Ramës

Mila

Euro pëson sërish ulje, me sa këmbehet

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!