HomeSociale

Të miturit shqiptarë të përfshirë në botën e krimit

Të paktën 144 të mitur janë dënuar në 6 muajt e parë të këtij viti për veprat të ndryshme penale.

Përfshirja e tyre në botën e krimit sipas psikologes Arjana Muçaj vjen nga një sërë faktorësh, mes të cilëve familja dhe ekonomia.

Mesatarisht 24 të mitur në muaj janë dënuar që nga fillimi i këtij vitit, ose 144 gjithsej deri më tani. Trendi duket i njëjtë me atë të vitit të shkuar gjatë të cilit janë dënuar 290 të mitur në vendin tonë.

Sipas statistikave të zyrave qendrore në Shërbimin e Provës, mes të dënuarve kryesojnë fëmijët e akuzuar për “Vjedhje”. Por jo vetëm kaq, shumë prej tyre kanë përfunduar pas hekurave për “Drejtim të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në listën e gjatë, nuk mungon as plagosja e lehtë me dashje, ajo me dhunë dhe deri tek trafikimi i armëve dhe i municionit. Përfshirja e të miturve në botën e krimit, vjen nga një sërë faktorësh.

Për ABC-News, psikologja Arjana Muçaj thotë se në jo pak raste gjithçka nis nga familja për këtë kontingjent të miturish.

Shoqëria, është faktori tjetër përcaktues në futjen e të miturve në botën e errët të krimit.

Një tjetër faktor, sipas psikologes, është edhe ai ekonomik.

Ndërsa komuniteti, me refuzimin e shpeshtë për ti pranuar dhe rehabilituar pas daljes nga qelitë, duket se i dënon për së dyti.

Riintegrimi është çelësi i shpëtimit nga bota e krimit. Psikologjia këshillon që komuniteti duhet të jetë me i hapur për ti pranuar, duke mos vendosur barriera./ABC News


TË NGJASHME