HomeSociale

Të moshuarit shkojnë në dasmë, hajduti u vjedh banesën

Një banesë në fshatin Turan të Tepelenës, është grabitur nga persona ende të pa identifikuar, duke marrë një shumë prej 20 mijë lekësh të rinj.

Familjarët, burrë e grua tek të 60-tat ndodheshin në një dasmë.

Paraprakisht dyshohet se shuma e parave mund të vjedhur nga dikush që i njeh dhe e ka ditur vendin ku ndodheshin lekët pasi nuk ka pasur dëme, thyerje apo rrëmujë në banesë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorin/ët.


TË NGJASHME