HomeSport

Të padëshiruar nga klubet e tyre, Higuain dhe Icardi në shitje

Në Itali, Juventus dhe Inter kanë qenë nga skuadrat më aktive të merkatos. Veç afrimeve të shumta, sipas rregullave të Fair Play Financiar, duhet të ketë edhe largime. Të dy ekipet kanë disa lojtarë që duhen larguar. Në mesin e tyre janë edhe bomberat e dy ekipeve, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi. Në kampionatin italian, dy sulmuesit e kanë gjetur rrugën e rrjetës plot 239 herë, por nuk janë më të preferuarit e trajnerëve respektivë.

Futbollistët për të cilët shumë klube mund të bënin çmenduri para pak sezonesh, tani e shohin veten të tepërt, dhe në një lojë virtuale shahu me klubet dhe menaxherët e tyre, për të gjetur një ekip të ri.

Higuain, është kthyer sërish te Juventus pas aventurës te Chelsea dhe Milan. Sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Torino ku ribashkohet edhe me teknikun Sarri. Por askush nuk e do më sulmuesin argjentinas, që duket i vendosur për të luftuar për një vend në formacion.

Nga ana tjetër, situata e Icardi te Inter, është më e komplikuar. Sulmuesi e gjen veten në një luftë të hapur me tifozët dhe drejtuesit e klubit. Keqkuptimet, mesazhet në rrjetet sociale aspak të këndshme, gruaja agjente polemizuese dhe lufta e brendshme me lojtarët kroatë në skuadër e bëjnë divorcin të pashmangshëm.

Por vlera e tij ka rënë ndjeshëm. Nëse dikush ishte gati të paguante 1 vit më parë 150 milionë Euro, tani për argjentinasin nuk ofrohet as gjysma. Si Higuain ashtu dhe Ikardi marrin gjithashtu paga të çmendura në klubet respektive, dhe kanë kontrata që mund ti lejojnë edhe qëndrimin pushim, deri në gjetjen e një skuadre që do të pranojë kapriçot e tyre.


TË NGJASHME