HomeSport

Të pakënaqur me Brown, Partizani rikthen Lucas Cardoso

Gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit ne kampionat dhe një disfatë turpëruese në Kupë, kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të rikthejnë në ekip fantazistin Lucas Cardoso. Braziliani i repartit ofensiv është në pronësinë e të kuqve, ndaj duket se do të jetë pjesë e Partizanit për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Cardoso ka luajtur për dy sezone me Partizanin, duke gjetur edhe 3 herë rrugën e rrjetës.

Braziliani 25 vjeçar ka qenë pjesë e Dritës në Kosovë, aty ku ishte dhënë në formë huazimi nga kamionët e Shqipërisë. Cardoso prej muajsh shkëputi marrëdhëniet me klubin e Superligës kosovare, teksa nga foto duket se presidenti Demi dhe drejtuesit e kuq e kanë rikthyer atë në Tiranë.

Në postimin e Lucas Cardoso në rrjetet sociale, duke se lojtari tanimë ka mbërritur në Tiranë dhe me gjasë do jetë pjesë e Partizanit. Situata te kampionëet është e zymte, teksa presidenti Gazment Demi dhe stafi i tij kanë vendosur gjoba duke kritikuar kështu edhe lojtarë të veçantë, përfshi edhe Solomon e Brown.


TË NGJASHME