Jeta në Çift Lajme Lifestyle

Të pathënat për jetën pas martesës

Çfarë e pret vërtetë marrëdhënien në jetën si burrë e grua? Pas martese, në një formë apo një tjetër jeta e një çifti ndryshon.

1. Do të jeni shumë më të hapur me njëri-tjetrin

Thuhet se kur merr statusin e ‘burrit dhe të gruas’, çdo gjë ndryshon. Pavarësisht avantazheve, lidhja do t’ju ndryshojë në forma surprizuese. Dhe po flasim pikërisht për ato detajet e përditshëmrisë, që për hir të së vërtetës janë paksa të bezdisshme.

2. Do ta shihni ndryshe njëri-tjetrin

Të ndash një mbiemër me dikë do të thotë që tashmë jeni prioriteti i njëri-tjetrit. Papritur duhet sikur ai është familja jote, sepse në fakt është. Pastaj,  kur një bebush vjen,  historia ndryshon krejtësisht!

3. Do të zgjoni nivele të reja të pasionit.

Mund t’ju vijë si surprizë, por shtrati mund të jetë shumë më i mirë pas martese. Të jesh afër dikujt që di pothuajse çdo dëshirë tënden është shumë seksi.

4. Do të ndiheni më pak e lidhur

Ju kujtohet kur ishit të lidhur? Ti dhe ai do të bënit çdo gjë bashkë. Ndërsa pas martese, duket sikur secili i rikthehet hobeve të veta . Pra në të njëjtën kohë keni kohë për njëri tjetrin, aq sa edhe për veten tuaj.

5.  Do të nisni tradita të reja të lezetshme

Një darkë intime sa herë keni përvjetorin, një piknik një herë në muaj apo gjëra të tilla që i bëjnë edhe më mirë martesës.

6. Me shumë gjasa, do t’i harroni edhe emrin

Kur ai shndërrohet në ‘burrin tënd’ ka pak shanse që t’i thërrasësh në emër. Zakonisht tani i referohesh atij si ‘im shoq’. Koha bën gjithashtu punën e saj!

Related posts

Tajlandë/ Mbreti martohet me truprojën e tij

artur

Zjarri përfshiu katin e tretë, ky është heroi që shpëtoi 4 fëmijët e shmangu tragjedinë

Mila

Kombinat, rehabilitohet sheshi në rr. Petraq Leka

Mila
Na Kontaktoni!