HomeShowbiz

Të përmbledhura në një/ Ja si u festua “Dita e Flamurit” nga shqiptarët (Foto+Video)

Pavarësisht copëtimit gjeografik të trojeve shqiptare në vitin 1913 që pas solli edhe pasoja të shumta politike, sociale dhe ekonomike, por atë të cilën nuk mundi ta shkatërronte dot ishte se nuk ia doli të ndante shqiptarët.

Sot dhe në çdo 28 nëntor tjetër, shqiptarët kudo ku ndodhen festojnë me kokën lart dhe nuk e fshehin krenarinë për origjinën e tyre.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me krenari në mbarë botën origjinën e saj.

25-vjeçarja super e talentuar e cila prej kohësh po bën namin në muzikë, na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e saj dhe faktin që s’e harron kurrë origjinën.

Dua nuk e ka harruar ditën e shënuar të 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, duke ia bërë zemrat mal shqiptarëve me një foto të publikuar në Instagram.

Dua ka postuar një foto ku shfaqet duke valëvitur në krahë flamurin kuq e zi, ndërsa krahas saj ka shkruar në shqip:

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! Krenare që jam shqiptare! Gëzuar ditën e pavarësisë!”

E njëjta gjë vlen edhe për artisten me famë botërore, njëra prej tyre Rita Ora, e cila nuk ka harruar të urojë në rrjetet sociale të gjithë shqiptarët me veshjen me motive shqiptare dhe duke kërcyer vallen e Rugovës.

Rita ka postuar dy foto, ku shihet se ka veshur çizme të kuqe me shqiponjë, dhe videon nga koncerti i saj  në Kosovë duke kërcyer vallen e Rugovës.

Gashi është një nga shqiptarët më të njohur ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta.

Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Ai ka postuar një foto nga njëri prej koncerteve të tij ku shihet i veshur me një bluzë të zezë me shqiponjë, teksa ka bërë dhe një batutë, duke shkruar:

Urime 28 Nëntori, dita e Flamurit! Jam shumë krenar që jam shqiptar. I dua të gjitha shqipet e mia… Lutem që një ditë të gjej një vajzë që ta admirojë mënyrën se si bëj flamurin.

Mbrëmjen e 28 nëntorit, ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa, Dubai është ndiçuar me ngjyrat e flamurit tonë Kombëtar. Në ndërtesë shkruhen dhe fjalët: Dita Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Sakaq, Ura e Bosforit në Stamboll ka patur të njëjtat ngjyra gjatë mbrëmjes të cilat janë mbajtur deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq e zi. Pamja mahnitëse e Bibliotekës të le pa fjalë.

Urime të shumta erdhën nga figura të rëndësishme dhe sigurisht artistë të njohur ndërkombëtarisht. As Stanaj nuk ka harruar të bërë urimin e tij simbolik.

Shqiptari nga Mali i Zi ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihet në një koncert teksa mban në duar flamurin shqiptar. Ai e ka shoqëruar foton me disa emoji zemre dhe asnjë fjalë s’mund të fliste më tepër.

Partneri turk i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman, ka përparuar shumë me gjuhën shqipe.

Tolgahan nuk i harron asnjëherë shqiptarët dhe nuk mund ta bënte as në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në InstaStory, aktori na ka uruar në gjuhën tonë, duke shkruar:

“Gëzuar 28 Nëntorin Shqipëria”- duke vendosur gjithashtu flamurin shqiptar dhe një shqiponjë.

Por ajo e cila po çmend rrjetin me këto video është Bebe Rexha, e cila ka dalë të festojë së bashku me shqiptarët e tjerë në USA Ditën e Flamurit. Shijoni pamjet emocionuese!


TË NGJASHME