HomePolitikë

Të prekurit nga COVID-19/ Rama zbulon planin me 7 pika

Si do të kompesohen personat e bizneset e prekura nga koronavirusi?!

Me një komunikim live në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar ditën e sotëm planin financiar 180 mln euro i ndarë në 7 pika.

Rama foli me shifra se sa do të jenë fondet që do të shpërndahen dhe se ku do të përqendrohet plani ekonomik.

Ai u shpreh se më së shumti në ndihmën e shtresave në nevojë, biznesin e vogël dhe ata që kanë mbetur pa rrogë, si pasojë e mbylljes së vendeve ku punonin.

Sa i përket bizneseve të mëdha, u shpreh se ata jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë nga qeveria, por duhet të kontribuojnë.

Ndërsa deputetët dhe ministrat do të marrin gjysmën e rrogës, deri në përfundim të luftës kundër koronavirusit.

“Plani nuk është një ecje qorrazi, por nënshtrimi nga poshtë lartë, një plan për më të dobëtit, për ata që nuk jetojnë dot pa dorën e shtrirë të qeverisë. Ato përrallat me Amerikën e Gjermaninë nuk janë ashtu siç tregohen. Ekonomia e shtëpisë sonë të vogël Shqipërisë nuk mund të financoje as zbatimin e ëndrrave opozitare e as fitimin e munguar të kompanive të mëdha. Do të financojmë mbijetesën në luftë të atyre prej nesh që do të përfundojnë në duart e armikut, të atyre që i ka mbyllur lufta në shtëpi e nuk shkojnë dot në punë, të atyre që kanë biznes të vogël dhe nuk dalin dot nga shtëpia.

Të tjerët jo vetëm që nuk duhet të presin nga ne, por duhet të japin. Ata me halle reale nuk do t’i lëmë vetëm, të dytët nuk duhet të ankohen,. Por të bëjnë luftën e tyre fizikisht e ekonomikisht, në planin A do të kërkoja të hiqnim diçka nga vetja, të kompanive të mëdha, por më bindën se do të keqinterpretohej dhe nuk do të prekim pagën e askujt veç deputetëve dhe ministrave që deri në mbarimin e luftës do të marrin vetëm gjysmën e rrogës. Plani ynë për adresimin e  nevojave për financim, të atyre që janë prekur drejtpërdrejtë në paganen e përmuajshme ka këto 7 pika:

1.25 mln dollarë për luftën në vijnë e parë të zjarrit, për mbështetjen e personelit mjekësorë.

2.100 mln dollarë për kompanitë që kanë vështirësi për paguar pagat e punonjësve.

3.6.5 mld lekë, për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, biznesin e vogël e papunësinë e mundshme.

4.2 mld lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për operacionin humanintar.

5.1 mld lekë për qeverinë për cdo urgjencë.

6.Do të fshijmë përgjithmonë për kamatëvonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abonetet

7.Do të skedojmë tatim fitim për të gjithë biznesin në fashën nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro. Shtyrja  dorëzimit ët bilanceve deri në 1 qershor të këtij viti.

Nesër do të përfshihet akti normativ për ndryshimin e  buxhetit të shtetit.


TË NGJASHME