HomeLifestyle

Të qenit beqar është e mirë për shëndetin, ja pse

Të gjithë njerëzit kërkojnë që të kenë dikë përkrah por shpesh nuk e dinë që të qenit beqar është e mirë për shëndetin. Disa argumentojnë se kur janë të martuar jeta mund të jetë shkatërruese nga këndvështrime të ndryshme, kryesisht nga liria për të menduar vetëm për veten dhe për askënd tjetër. Tani le të përpiqemi të kuptojmë pse të qenit beqar është e mirë për shëndetin.

Sipas një studimi anglez, më shumë se 60% e personave të fejuar shëndoshen. Gjithashtu sipas këtij studimi, të dashurit lënë pas dore miqësitë dhe familjen, ndërsa njerëzit beqarë kultivojnë marrëdhënie të vjetra dhe janë të gatshëm të kenë të reja.

Madje ka nga ata që thonë se të qenit beqar është e dobishme për jetën seksuale, e cila do të bëhej më aktive sesa ajo që keni si çift.

Të qenit beqar është e mirë për shëndetin sepse përmirëson gjumin. Të flesh vetëm lejon një pushim më të mirë sesa gjumi në çift.

Për më tepër, të mos kesh lidhje është e mirë për një karrierë pune, pasi kompanitë preferojnë të punësojnë beqarët, sepse janë më fleksibël dhe të disponueshëm për të zgjatur orët. Më në fund, beqarët do të ishin më mirë pasi shpenzojnë më pak, duke mos pasur nevojë të ndajnë të ardhurat e tyre me askënd.


TË NGJASHME