HomeShowbiz

Të reja nga familja mbretërore: Princ Harry shtrohet në psikiatri!

Princ Harry nuk është në periudhën më të mirë të jetës së tij. Mësohet se princi është shtruar në një klinikë psikiatrie pasi vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

Të gjitha iu janë bërë bashkë princit; largimi nga familja mbretërore, dokumentari që flet për jetën e nënës së tij, princeshës Diana dhe tensioni që ka në familje.

Ishte revista ‘Globe’ ajo e cila shkruan se Harry akoma është në dhimbje për humbjen e nënës së tij në vitin 1997.

Kujtojmë se princi dhe Meghan hiqën dorë nga statusi i tyre mbretëror për të nisur një jetë të re në SHBA, së bashku me djalin e tyre 1 vjeçar Archie.
Në fillim çifti hasi vështirësi pasi u zhvendosën në Kanada, aty ku nuk u pritën mirë nga shteti dhe qytetarët kanadezë pasi u shprehen se nuk do paguanin asnjë qindarkë për jetesën e çifit.

Kështu që Meghan dhe Harry u zhvendosën për në SHBA ku duket se njëjtë jetesa nuk po i shkon aq mirë sa pritej pasi princi po shfaq probleme në shëndetin mendor.


TË NGJASHME