HomePolitikë

Të rinjtë rrethojnë vendin e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Ndërkohë që pritet nisja e mbledhjes për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, disa të rinj e të reja shprehën kundërshtimin për uzurpimin e paligjshëm të Bashkisë së Shkodrës nga PS. 

Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

Ata thonë që është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga oersona pa legjitimitet dhe që përfaqëosojnë pakicën e pakicës në Shkodër”.

Sipas tyre, “është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët”.

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.

Sot pritet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se në mbledhjen e parë, këshilltarët do të marrin mandatin e tyre pas zgjedhjeve dhe pritet që në një mbledhje të dytë, e cila do të zhvillohet në ambientet e bashkisë, ata të kenë dhe vendimmarrjen e tyre të parë.

Këshilli pritet të konstatojë përfundimin e mandatit të ish-kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, dhe të zgjedhin një nënkryetar që do të drejtojë bashkinë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme.

Krahas kësaj, Partia Demokratike, dega Shkodër, ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kundër marrjes së bashkisë nga ana e socialistëve.


TË NGJASHME