HomeSport

Të sfidosh vdekjen, hidhet me kajak nga ujëvara 40-metërshe (Video)

26-vjeçari Dane Jackson është një atlet i sporteve ekstreme dhe gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në kërkim të sfidave të reja.

Kohët e fundit ai realizoi një provë të vështirë që shumëkush nuk do ta imagjinonte as ta ndërmerrte një veprim të tillë.

Dane ka postuar në rrjetet sociale një video ndërsa hidhet me kajak nga një ujëvarë 40 metra e lartë në Kili dhe i ka lënë të gjithë ndjekësit pa fjalë. Shumë prej tyre e kanë komentuar atë si një akt vetëvrasje.

Por 26-vjeçari sqaron ndjekësit dhe iu tregon atyre se në momentin që e kishte parë në foto ujëvarën e “Salto Del Maule” në Kili kishte pasur një dëshirë të parezistueshme që të hidhej prej saj. Gjë të cilën tashmë e bëri realitet. 


TË NGJASHME