Kronikë Lajme

Të shtëna me armë, arrestohet 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një të ri, pasi ka qëlluar me armë zjarri disa herë në ajër, duke shkaktuar panik e frikë tek banorët.

Në pranga është vënë shtetasi K. V., 21-vjeç ,banues në Laç, Kurbin. “Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë”- njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

NJOFTIMI 

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Related posts

Meta me kryeministrin e Egjiptit: Të rrisim bashkëpunimin

Mila

Libi/ 21 të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga luftimet

Anxhela news

Përplasen dy makina në Tropojë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!