HomeSociale

Të shtëna me armë mes dy makinave në kryeqytet, nuk ka të lënduar

shtëna me armëkryeqytet. Të shtënat  janë dëgjuarrrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Ndërkohë mësohet se nuk ka persona të lënduar. Mësohet gjithashtu se është qëlluar me armë zjarri mes 2 makinash në lëvizje. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët. Po kështu janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë.

Të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët duke qenë një zonë me lëvizje të shumta edhe në orët e darkës.


TË NGJASHME